Konferenca e investimeve në Riad – Arabia Saudite arrin ujdi sipër $50 mld në naftë dhe infrastrukturë
Arabia Saudite arriti marrëveshje që kalojnë vlerën e 50 miliardë dollarëve në sektorët e naftës, gazit dhe infrastrukturës, gjatë një konference të investimeve në Riad. Detajet u bënë të ditura në Iniciativën e Investimeve të së Ardhmes që u mbajt në Riad, event që u bojkotua nga liderët politik bë perëndim, bankierët ndërkombëtarë dhe ekzekutivët e bizneseve, prej vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi.
Kompanitë e përfshira në ujdi përfshinin tregtarin e lëndëve të para në Zvicër, Trafigura, kompaninë franceze të energjisë Total, prodhuesin korean të makinave Hyundai dhe shumë të tjera.
Kompania zvicerane Trafigura deklaroi se kishte arritur një partneritet me kompaninë e minierave në Riad, Modern Mining.
Sipërmarrja disa miliardë dollarëshi do të zhvillojë një fabrikë të rafinimit dhe shkrirjes së bakrit, zinkut dhe plumbit.
Saudi Aramco, kompania shtetërore e naftës, deklaroi se ka arritur marrëveshje me 15 partnerë ndërkombëtarë, që vlejnë më shumë se 34 miliardë dollarë.
Marrëveshjet përfshijnë ndërtimin e një kompleksi petrokimik dhe investime në stacionet e benzinës, që zotërohen nga Aramco dhe kompania franceze e naftës, Total.
Ministri i Transportit të Arabisë Saudite, nënshkroi një marrëveshje për fazën e dytë të hekurudhës me shpejtësi të lartë Haramain, me një konsorcium spanjoll.
Sipas zyrtarëve arabë në konferencë, vlera totale e marrëveshjeve të lajmëruara kalonte 50 miliardë dollarët.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.