Konfirmohet monopoli mbi kumarin – Kuvendi kalon ligjin, nga 1 janari nis zerimi i detyrimeve fiskale
Për herë të parë, nga seanca plenare e Kuvendit, mazhoranca ka konfirmuar se vendimi i marrë për mbylljen e disa kategorive të lojërave të fatit, ka si qëllim krijimin e monopolit shtetëror.
Ligji për lojërat e fatit është diskutuar dhe miratuar në Parlament me votat e mazhorancës, ndërsa deputeti socialist Erion Braçe ka kërkuar nga agjencitë ligjzbatuese që nga 1 Janari 2019 të nisin me zerimin e detyrimeve fiskale që kanë kompanitë.
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka “shuar” edhe njëherë dyshimet për mosvënien në zbatim të këtij ligji, duke theksuar se nuk ka më kthim pas.
Ndërsa kryeministri Edi Rama ka renditur dobitë që do të sjellë kjo iniciativë për shoqërinë.
Ligji në fjalë hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare, kur nisi dhe efektet mbi reklamat televizive, ndërsa efektet për mbyllje e kazinove elektronike dhe basteve sportive nisin më 1 Janar 2019. Ndërkaq, opozita bojkotoi sërish seancën plenare.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.