Konfirmohet në detyrë Drejtori i Departamentit të Kufirit dhe Migracionit, Eduart Merkaj
Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka shpallur vendimin për subjektin e rivlersimit, Eduart Merkaj duke e konfirmuar në detyrë. Në seancën e datës 9 Janar 2020, Komisioni bëri një analizë të thelluar mbi pasurinë, profesionalizmin dhe pastërtinë e figurës së subjektit dhe arriti në konkluzionin që ishin konform ligjit dhe normave në fuqi.
Eduart Merkaj është pjesë e strukturave të Policisë së Shtetit, që prej vitit 2006 ndërsa nga janari i vitit 2019 drejton Departamentin e Kufirit dhe Migracionit. Procesi i vlerësimit kalimtar të punonjësve të Policisë së Shtetit dhe Gardës, bazohet në parimin e ligjshmërisë, të barazisë përpara ligjit, transparencës dhe të proporcionalitetit, duke garantuar të drejtën e punonjësve për një proces të rregullt ligjor.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.