Konfirmohet / Presidentja e KE rezulton negative për Covid, edhe pse kishte pasur kontakt me një të infektuar
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka rezultuar negative për COVID-19, ka thënë zëdhënësi i saj.
Kjo erdhi pasi udhëheqësja tha të hënën në mëngjes se do të izolohej deri të martën pasi ra në kontakt me dikë që doli pozitiv për virusin.
Ajo “megjithatë do të vëzhgojë vetë-izolimin deri nesër në fund të ditës siç parashikohet nga rregulloret e sigurisë shëndetësore,” shkroi zëdhënësi kryesor Eric Mamer në Twitter.
E marta shënon shtatë ditë nga kontakti i saj me rastin e COVID-19. Shefja e BE tha në rrjetet sociale se ajo kishte marrë një rezultat negativ edhe të enjten e kaluar.
D.B – SCAN
Burimi: Euronews
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.