Konfirmohet Varianti Omicron në Shqipëri – Tomini: Varianti mbizotërues mbetet Delta

Gjatë ditës së sotme komiteti Teknik i ekspertëve ka mbajtur një konferencë ku është folur për situatën e epidemiologjike në vend. Rakacolli ka konfirmuar variantin Omicron në Shqipëri.
“Siç jeni në dijeni prej disa javësh në botë po qarkullon Omicron. Varianti i Sars Cov 2. Është konfirmuar Omicron në Shqipëri me përgjigjen e ardhur nga laboratori në Gjermani.”, tha Rakacolli.
Gjithashtu drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini ka thënë se Omicron është konfirmuar në Shqipëri, por varianti mbizotërues mbetet Delta.
“Mbizotëron varianti delta pavarësisht konfirmimit të rastit Omicron. Kemi rënie të rezidencës për 100 mijë banorë dhe në incidencën 1 javore kemi rënie përsëri. Sa i përket numrit të rasteve jemi në nivelin e 284 rasteve ditore. Ne po monitorojmë hospitalizimet, e ndërkohë theksohet se kemi qëndrueshmëri të rasteve të hospitalizuara. Mbani parasysh vendosjen e maskave, mbrojtje e higjienës dhe mos grumbullimin e njerëzve. Pra shprehim për të gjithë qytetarët që të vijojnë procesin e vaksinimit dhe të imunizohet”, tha Tomini.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.