Konflikti në Ukrainë / BE ‘e shqetësuar’ për lëvizjet e ushtrisë ruse në kufi
Bashkimi Evropian ka shprehur “shqetësim të madh” për lëvizjen e forcave ushtarake ruse pranë kufirit me Ukrainën.
Josep Borrell, shefi i punëve të jashtme të bllokut, gjithashtu shprehu “mbështetje të palëkundur” për Kyiv pas një bisede telefonike me ministrin e jashtëm të Ukrainës Dmytro Kuleba.
“Ne po ndjekim me shqetësim të ashpër aktivitetin ushtarak rus përreth Ukrainës,” shkroi Borrell në Tëitter të Dielën.
Borrell tha se ai do të zhvillojë bisedime me Kuleba dhe 27 ministrat e jashtëm të BE në një takim të ardhshëm në Prill. Udhëheqës të tjerë perëndimorë, përfshirë Presidentin e ardhshëm të SHBA Joe Biden, kanë thënë se qëndrojnë pranë Ukrainës.
Kyiv ka akuzuar Rusinë për grumbullimin e trupave në kufijtë e saj veriorë dhe lindorë dhe në gadishullin e Krimesë të aneksuar nga Moska në 2014.
Kremlini nuk i mohoi lëvizjet e fundit ushtarake por këmbënguli se “nuk po kërcënonte” askënd.
Konflikti në Ukrainën lindore ka vrarë më shumë se 13,000 njerëz që nga viti 2014, sipas Kombeve të Bashkuara.
D.B – SCAN
Burimi: Euronews
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.