Konflikti OSHEE-KESH – ERE i jep fund mosmarrëveshjeve mbi faturat, shprehet në favor të Korporatës

Pas një konflikti të gjatë mes dy kompanive publike të licencuara në sektorin energjetik, duket se situata po shkon drejt zgjidhjes.
Mosmarrëveshjet mes Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike dhe Korporatës Elektro-energjetike Shqiptare kanë lindur për disa fatura të lëshuara gjatë vitit 2018, që kontestoheshin nga palët, ndërkohë që pas një korrespondence të gjatë dhe zhvillimit të disa seancave dëgjimore, Enti Rregullator i Energjisë është shprehur në favor të KESH.
Ndërkaq, në drejtim të faturës për mbulimin e humbjeve në rrjet për muajin janar 2018, ERE kërkoi korrigjimin e saj nga KESH, ndonëse palët deklaruan se ishin dakordësuar më herët. Ndërkaq, përfaqësuesit e OSHEE-së kanë kërkuar kohë për t’u shprehur mbi qëndrimin e Entit Rregullator të Energjisë, ndonëse deklaruan se nuk kishin argument shtesë, të paparaqitura më herët.
Ola Mitre/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.