Konkurrenca e pandershme, 19 hetime – Juliana Latifi: Nën hetim disa tregje, abuzime me produktet për mbrojtjen nga Pandemia
19 hetime janë kryer në vitin 2020 për shkelje të rregullave të konkurrencës apo abuzime me pozitat dominuese nga kompani të rëndësishme në jetën ekonomike në vend. Gjatë prezantimit në Kuvend të raportit për vitin 2020, Kreu I Autoritetit të Konkurrencës Juliana Latifi tha se hetimet janë përqendruar në tregje shumë të rëndësishme si në atë të sigurimeve, të telefonisë celulare, por ç’është më e rëndësishmja, me abuzimet që u konstatuan në fillim të Pandemisë me çmimet e produkteve të mbrojtjes dhe higjienës personale në dëm të qytetarëve.
Ndaj kompanive që nuk kanë respektuar rregullat e konkurrencës janë marrë një seri masash detyruese, por edhe ndëshkime me gjoba në vlerën 20 milionë lekë.
Lorenc Rabeta / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.