Konstituohet Këshilli i Lartë Gjyqësor, zgjidhet kryetare Naureda Llagami
Me 10 vota, Naureda Llagami është zgjedhur kryetare e Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Në postin e nënkryetarit të KLGJ ka fituar Maksim Qoku, me 7 vota.
Anëtarë gjyqtarë me mandat 3 vjeçar janë zgjedhur:
-Brunilda Kadi, Dirtan Hallunaj nga Gjykata e shkallës së parë,
-Ilir Toska, Gjykata e Apelit.
Ndërkohë Marcela Shehu, Brikena Ukperaj, Medi Bici, fituan automatikisht më datën 12 dhjetor pasi nuk kishte gjyqtarë të tjerë në garë.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.