Konsumatorët pa të drejta – Anketimi: 80% pohojnë se ju shkelen. Teliti: Të forcohen institucionet
Rreth 80% e qytetarëve shqiptarë pohojnë se iu janë shkelur të drejtat e tyre konsumatore në drejtim të furnizimit me energji elektrike, ujë, telefoni shërbime shëndetësore, të transporti publik, etj. Ndërkohë që, rreth 30% e tyre nuk kanë njohuri mbi të drejtat e tyre.
Të dhënat I takojnë një studimi të realizuar përgjatë periudhës 1 dhjetor 2018-28 shkurt 2019 nga Qendra Konsumatori Shqiptar dhe i prezantuar në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Konsumatorëve.
Nisur nga kjo situata, qendra ka dalë me një sërë rekomandimesh.
Me rastin e kësaj dite, u organizua dhe një aktivitet që për herë të parë bëri bashkë të gjithë aktorët e përfshirë në marrëdhënien juridike konsumatore.
Ola Mitre/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.