Konsumatori Italian në formë – Morali prek nivelin më të lartë që prej Janarit 2016

Morali mes sipërmarrësve italianë ka qenë i pandryshuar gjatë muajit të fundit të vitit, tregojnë të dhënat më të fundit. Por, nga ana tjetër, të dhëna të tjera flasin për besimin më të lartë mes konsumatorëve në dy vitet e fundit.
Në përgjithësi, të dhënat e biznesit tregojnë se gjatë tremujorit të fundit, sipërmarrja nuk po jep shenja ngadalësimi, dhe ky është lajmi më i mirë për ekonominë e tretë më të madhe të Eurozonës.
Indeksi i manifakturës i institutit Italian të statistikave ra në 110.5 pikë gjatë Dhjetorit, nga 110.7 pikë gjatë muajit Nëntor, duke u regjistruar edhe nën pritshmëritë e tregjeve dhe analistëve.
Gjithsesi, nuk ka vend për shqetësim shprehen ekspertët. Indeksi i moralit të biznesit ndërkohë u ngjit në 108.9 pikë, nga 108.8 pikë që ishte gjatë muajit paraardhës. Indeksi i moralit të konsumatorit nga ana tjetër u ngjit në 116.6 pikë, nga 114.4 pikë një muaj më parë, duke prekur nivelin më të lartë që prej Janarit të vitit 2016.
Të dhënat sugjerojnë se, Italia do ta përmbushë objektivin e qeverisë për një rritje ekonomike pranë 1.5% këtë vit, që do të ishte dhe performanca më e mirë që prej vitit 2010.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.