Konsumi i mishit – Rama apel qytetarëve: Blini vetëm në dyqane të licencuara
Siguria ushqimore duket së është kthyer në pritoritet të qeverisë dhe specifikisht Ministrisë së Bujqësisë. Duke ndarë me qytetarët një spot ndërgjegjësues në rrjetet sociale, sa i përket blerjes dhe konsumit të mishit, kryeministi Edi Rama u bën apel të gjithë familjeve shqiptare që të bashkojnë forcat me qëllim garantimin e ligjshmërisë së standardeve në tregtimin e mishit në vend, për sigurinë dhe cilësinë e produktit që konsumojmë.
PËR SIGURINË USHQIMORE QË DUAM
MIRËMËNGJES ?dhe me këtë ftesë për të bashkuar forcat me çdo familje shqiptare në garantimin e ligjshmërisë e standardeve në tregëtinë e mishit në vend, për sigurinë dhe cilësinë që duam në tryezat tona, ju uroj një ditë të mbarë ?
Posted by Edi Rama on Thursday, January 11, 2018
Qeveria shqiptare dhe konkretisht Ministria e Bujqësisë në muajin Shtator nisën një aksion kontrollesh në të gjitha thertoret e vendit për të garantuar kushtet optimal. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në raste shkeljes, ka marrë masa administrative me gjoba deri në mbyllje të aktiviteteve.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.