Konsumoni duhan? – Ja kostot

Duhani është një ves nga i cili është e vështirë por jo e pamundur të heqësh dorë. Trupi juaj kur pini duhan nuk merr vetëm nikotinë, por shumë më tepër. Në një cigare gjenden rreth 4000 kimikate. Por, sado të shkruhet e flitet për anët negative të duhanit, konsumuesit e tij edhe pse në dijeni të pasojave janë indiferent ndaj tyre për një arsye apo për një tjetër.
Prandaj, duke qenë një temë gjerësisht e trajtuar, shohim anën ekonomike te konsumit të duhanit.Sipas një raporti të ri,1 miliard dollarë është shuma e shpenzuar në nivel global për të kuruar sëmundjet që lidhen me pirjen e duhanit dhe për humbjen e produktivitetit për shkak të së njëjtës arsye. Gjashtë milionë njerëz vdesin para kohe për shkak të pirjes së duhanit. Ky numër pritet të rritet me 8 milion deri në 2030. Cilësojmë se kjo mund te shmanget.Këto janë disa nga të dhënat e një raporti të ri mbi konsumin e duhanit dhe ekonominë e saj të publikuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Kancerit.
Studimi shqyrton, përmbledh dhe thellon jo vetëm aspektet e njohura të dëmtimit të shëndetit, por mbi të gjitha kostot ekonomike.
Ndërsa taksat mbi produktet e duhanit do të arrijnë në nivel global vlerësuar në rreth 270 miliardë dollarë, kostot e lidhura me konsumin e duhanit dhe efektet e saj anësore do t’i kushtojnë ekonomisë së botës më shumë se 1 miliard dollarë në lidhje me sëmundjet e duhanit dhe humbjen e produktivitetit.
Sot në botë ka rreth 1 miliard e 100 milionë duhanpirës – shumica e tyre jetojnë në vendet në zhvillim. Për shkak të risive teknologjike, por jo vetëm, numri i punëtorëve që varen nga duhani është në rënie në shumicën e vendeve.Një në pesë vdekje nga kanceri mund t’i atribuohet drejtpërdrejtë pirjes së duhanit: përveç kancerit të mushkërive, për të cilat duhani është faktori kryesor shkakor, Agjencia Ndërkombëtare për Kërkimin e Kancerit ka identifikuar 15 lloje dhe nën tipe të tumoreve për të cilat pirja e duhanit është faktor i njohur i rrezikut.
Konsumi pasiv i duhanit mbetet një problem i madh: në shumicën e vendeve, edhe pse nuk konsumojnë duhan drejtpërdrejtë, 15 deri 50 për qind e popullsisë i ekspozohet tymit të dorës së dytë (dhe vdekjet nga ky shkak vlerësohen në 600,000 në vit).
E.T /SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.