‘Kontrabandë duhani’ – Policia arreston në flagrancë një shtetas dhe sekuestron 140 paketa cigare
Policia Kufitare Kakavijë ka njoftuar se si rezultat i kontrollit të imtësishëm dhe në bazë të riskut, është goditur një rast i kontrabandimit të cigareve nga Shqipëria në drejtim të Greqisë.
Sipas Policisë gjatë kontrollit në vijën e dytë në SPK Kakavijë, të mjetit në pronësi të shtetasit I. A., nga fshati Vrisera, u gjetën në gomën rezervë 140 paketa cigaresh kontrabandë, të cilat po i transportonte nga Shqipëria për në Greqi.
“Paketat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Shtetasi I. A. u arrestua në flagrancë, nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”,” bën me dije Policia.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.