Kontradiktat e metanit: burim apo kërcënim?!
Metani është një gaz që sot është në qendër të vëmendjes për disa arsye. Para së gjithash, sepse muajt e fundit çmimi i tij është rritur shumë, aq sa qeveria Komisioni Europian është alarmuar. Dhe pastaj sepse kjo substancë është një gaz i rrezikshëm serrë – një kërcënim real për klimën – dhe në të njëjtën kohë një lëndë djegëse e domosdoshme për ekonominë dhe për vetë tranzicionin energjetik aq shumë të dëshiruar.
Nga pikëpamja kimike, metani është një hidrokarbur: molekula e tij përbëhet nga një atom karboni i rrethuar nga 4 atome hidrogjeni (CH4) të rregulluar në hapësirë për të formuar një piramidë të vogël tetragonale. Është një molekulë kimikisht aktive, e cila tenton të reagojë me oksigjenin për t’u kthyer në ujë dhe CO2 (dioksid karboni). Kur shpërndahet në atmosferë, metani kap nxehtësinë që buron nga planeti dhe kontribuon në efektin serë. Prandaj, efekti është i rëndësishëm dhe është më i madh në afat të shkurtër, sepse metani mbetet në atmosferë për një kohë më të shkurtër se CO2.
Aktualisht nivelet e tij janë në nivelin më të lartë në 800,000 vjet. Kërcënimi kryesor janë disa pika kthese, të cilat mund të arrihen në të ardhmen e afërt. Klima, në fakt, nuk është një sistem linear, në të cilin efekti është proporcional me shkakun. Në rastin e metanit, rreziku qëndron në zonat arktike dhe në shtratin e detit. Burimet kryesore të këtij gazi, në fakt, janë vullkanet, kënetat, fushat e orizit, fermat e ripërtypësve dhe humbjet nga fushat dhe rrjetet e shpërndarjes (tubacionet e gazit, anijet, etj.).
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë, IEA, – një agjenci autonome ndërqeveritare që synon të nxisë një infrastrukturë energjie të aksesueshme dhe të qëndrueshme – thotë se “gazi natyror është karburanti fosil më i pastër dhe me rritje më të shpejtë, duke kontribuar pothuajse një të tretën në rritjen e kërkesës totale për energji mbi dekadën e fundit, më shumë se çdo karburant tjetër “. FCS
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.