Kontradiktat e SHBA – 87% e kompanive ndjekin hapin e ekonomisë, Facebook dhe Twitter ngecen
Të dhënat më të fundit të tremujorit për kompanitë amerikane po nxjerrin në pah kontradikta të mëdha të ekonomisë amerikane. 87% e kompanive të listuara në bursat amerikane ka mposhtur të dhënat e analistëve dhe tregjeve ndërkohë që Facebook apo Twitter janë në rënie të ndejshme. Madje Facebook ka qenë kryefjala e javës që lamë pas e me shumë gjasa do të vijojë të jetë edhe përgjatë javës në vijim.
Rezultati negativ i dy gjigandëve të teknologjisë vjen pavarësisht se ekonomia amerikane raportohet të ketë fluturuar përgjatë tremujorit të dytë të vitit. Facebook raportoi së fundmi edhe humbjen e plot 1 milionë përdoruesve aktiv vetëm në Europë.
Kjo, së bashku me të dhënat negative financiare të kompanisë, si dhe problemi tashmë i pranuar nga vetë Zuckerberg për vështirësitë e ruajtjes së privatësisë së klientëve, janë shkaktarët kryesor të rënies së Facebook. Të nesërmen e kolapsit të Facebook, me 19% në tregje, ishte radha e Twitter, në rënie me 20% në një sesion të vetëm, si pasojë edhe e një efekti zinxhir.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.