Kontrata me Jones Group, përplasje në Kuvend/ PD: Përse nuk bëhet me tender, por me ligj special si Teatri? Veliu: Çështje sigurie

Marrëveshja për sigurinë kibernetike me shoqërinë “Jones Group International” ka shkaktuar debate në Komisionin Parlementar të Sigurisë. Deputetet e Partisë Demokratike kanë kërkuar që kompani që do ofrojë këtë shërbim të zgjidhet me konkurrim ta hapur, dhe jo me ligj të posacëm
Komisioni Parlamentar i Sigurisë ka miratuar projektligjin “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negociimin dhe zbatimin e kontratës me shoqërinë “Jones Group International” për forcimin e sigurisë kibernetike”. Drafti u paraqit në Komision nga Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjitikës, Ardi Veliu, sipas të cilit, rritja e sigurisë kibernetike është kthyer në një domosdoshmëri.
Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji kërkoi informacion mbi vendimin e Qeverisë për të mos e përzgjedhur me tender kompaninë që do sigurojë mbrojtjen nga rreziku kibernetik në vend.
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike vuri në pikëpyetje faktin që kontrata është miratuar me një ligj special, sic qe ai i Teatrit Kombëtar.
Veliu ka argumentuar se kontrata do të lidhet përmes një ligji të posacëm për shkak të cështjeve të sigurisë në vend, ndërkohë që është konsultuar me strategjitë e vendeve të NATO-s. Një tender i hapur do të ekspozonte secrete shtetrore në disa operatorë.
Lorenc Rabeta / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.