Kontratat 1 euro, Ekonomi: Kontribut real në ekonomi dhe punësim
Kontratat me vlerë simbolike të qirasë prej 1 euro të nënshkruara mes qeverisë dhe biznesit po kthehen në një kontribut real për ekonominë dhe punësimin.
Në këtë aspekt vuri theksin ministrja Milva Ekonomi duke dhënë në shifra përfitimet si rrjedhojë e këtyre kontratave.
Deklaratat u bënë pas nënshkrimit të një tjetër kontrate1 euro mes Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe një prej bizneseve më të mëdha në vend të përpunimit të peshkut.
Kjo kontratë i kalon këtij biznesi një objekt truall të Agjencisë së Rezervave Materiale të Shtetit, në Labinot të Elbasanit.
Kompania pritet të rrisë numrin e punonjësve me të paktën 200 të tjerë ndërkohë që do të kryejë edhe investime shtesë.
Nertila Maho/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.