Kontrolle në biznese, lokale, kopshte dhe shkolla – AKU vendos 16 masa administrative gjatë 24 orëve të fundit
AKU bën me dije se ka kryer 540 inspektime dhe monitorime dhe ka këshilluar 590 qytetare për mbajtjen e maskës në zbatim të protokolleve të sigurisë edhe si pjesë e Task-Forcës Anti Covid.
Sipas njoftimit gjatë kontrolleve zyrtare për garantimin e sigurisë ushqimore në operatorë të biznesit janë dhënë 16 masa me paralajmërim përgjithësisht për rinovim të librezave shëndetësore, rinovim të analizave të ujit dhe planit DDD.
Ndërkaq referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 71 mostra në monitorim të produktit qumësht dhe gjithashtu po sipas AKU si pjesë e Task-Forcës po vijohet me monitorimet në të gjitha kategoritë e bizneseve për zbatim të protokolleve.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.