Kontrolle në linjat urbane – Policia kap shoferë nën efektin e alkoolit, vendos 34 masa administrative
78 autobusë të linjave të ndryshme urbanë në kryeqytet janë kontrolluar nga Policia Rrugore e Tiranës, me qëllim verifikimin dhe kontrollin e nivelit të alkoolit tek drejtuesit e mjeteve të kësaj kategorie. Nga kontrollet dy drejtues kanë rezultuar nën efektin e alkoolit, ndërsa janë vendosur edhe 34 masa administrative.
Policia organizoi disa pika kontrolli me aparat Drager, nisur nga shqetësimet e shumta të adresuara në numrin emergjencave 112, në lidhje me shkeljet e rregullave të qarkullimit nga drejtuesit e mjeteve të transportit publik qytetas, kryesisht telefonata për përdorim alkooli nga drejtuesit e autobusëve, manovra të rrezikshme në rrugë, mosrregullim shpejtësie etj.
Gjithashtu përgjatë kontrolleve u vendosën edhe 34 masa administrative, për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.
TiranëPolicia Rrugore e Tiranës, nisur nga shqetësimet e shumta të adresuara në numrin emergjencave 112, në lidhje me shkeljet e rregullave të qarkullimit nga drejtuesit e mjeteve të transportit publik qytetas, kryesisht telefonata për përdorim alkooli nga drejtuesit e autobusëve, manovra të rrezikshme në rrugë, mosrregullim shpejtësie etj., organizoi disa pika kontrolli me aparat Drager, në orët e para të mëngjesit, me qëllim verifikimin dhe kontrollin e nivelit të alkoolit tek drejtuesit e mjeteve të kësaj kategorie, ku përgjatë 1 ore u verifikuan dhe kontrolluan 78 autobusë të linjave të ndryshme urbane dhe vetëm dy prej tyre rezultuan nën efektin e alkoolit.Gjithashtu përgjatë kontrolleve u vendosën edhe 34 masa administrative, për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor. 🚔👮♀, e kryeqytetit falënderon të gjithë qytetaret që përcjellin shqetësimet e tyre në adresë të Policisë së Shtetit dhe garanton përgjegjshmëri dhe profesionalizëm në vlerësimin dhe trajtimin e ankesave të qytetarëve.
Posted by Policia e Shtetit on Wednesday, November 7, 2018
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.