Kontrolli i mjeteve/ DPSHTRR Fier shpall tenderin për rikonstruksionin e kapanonit – Fondi dhe detajet
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka shpallur një tender me fond 78 milionë lekë. Projekti konsiston në rikonstruksionin e kapanonit për kryerjen e identifikimit teknik dhe fizik të mjeteve dhe sheshit funksional, për DPSHTRR Fier.
Fondi do të shkojë për punime për tendën dhe qëndrimin me stola për pritjen në poligonin e testimit, punime gjelbërimi, instalime dhe pajisje elektrike, etj.
Projekti do të ekzekutohet brenda një afati 4 mujor, që nga nënshkrimi i kontratës me subjektin fitues.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.