Kontrolli Mjekësor Bazë, FSDKSH: Rritet ndërgjegjësimi i popullatës, në 6 muaj e kryen 225,643 qytetarë
Programi kombëtar i Kontrollit Mjekësor Bazë për grupmoshën 35-70 vjeç po ecën me ritme të shpejta dhe po jep rezultat jo vetëm për sa i përket krijimit për herë të parë të një databaze mjekësore për sëmundshmërinë por edhe për identifikimin, diagnostikimin dhe parandalimin e sëmundjeve invalidizuese me kosto të lartë sociale dhe financiare. Duhet theksuar fakti se ka patur një rritje rritje të ndërgjegjësimit të popullatës për vetë rëndësinë që mbart kontrolli mjekësor bazë për identifikimin e çdo problematike shëndetësore që ky kontroll mjekësor vlerëson, nëpërmjet setit të analizave që çdo qytetar i moshës 35-70 vjeç ka mundësi të kryejë falas, çdo vit.
Gjatë 6 muajve të parë të 2018, rezulton se në total janë kryer 225,643 kontrolle mjekësore bazë në rang vendi, duke treguar në këtë mënyrë një interes të lartë të popullatës për ta kryer Kontrollin Mjekësor Bazë. Në te gjitha rajonet ka një rritje të konsiderueshme të numrit të kontrolleve në vlerë absolute.
Sipas statistikave të kontrollit mjekësor bazë gjatë këtij viti nga kontrolli i kryer me pacientët 19% ishin me risk të lartë, 34% me risk te moderuar dhe 47% me risk të ulët.
Rritja e numrit të kontrolleve mjekësore bazë, ka sjell diagnostikim të hershëm të sëmundjeve, ku përqindja e rasteve te referuara nga kontrolli mjekësor bazë për periudhën Janar – Qershor 2018 rezultojnë: rreth 84,754 raste janë referuar tek mjeku specialist. Ndër këto: 49.61 % të rasteve janë referuar tek mjeku kardiolog, për sëmundje kardiovaskulare, 20.14 % janë referuar me Diabet Mellitus tek mjeku endokrinolog, 10 % janë referuar për tek mjekët Hematolog.
Diagnostikimi i hershëm jo vetëm përmirëson cilësinë e shëndetit të popullatës por lehtëson koston e trajtimit të pacienteve si dhe drejton në mënyrë të drejtë politikat shëndetësore.
m.l/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.