Kontrolli Teknik Mobil – Nis kolaudimi për mjetet e volumeve dhe peshave të mëdha në vendin e tyre të qëndrimit
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare, DPSHTRR ka bërë me dije se ka nisur ofrimin e shërbimit të Kolaudimit, në shembullin e EasyCheck të Kontrollit Fizik, duke dërguar ekipin te subjekti për mjetet e volumeve dhe peshave të mëdha.
Ky shërbim gjithashtu ul trafikun e qarkullimit dhe ndotjen e rrezikun që lëvizja e këtyre mjeteve shkakton
“Ky shërbim i dedikuar, për të garantuar cilësinë e standardet e të cilit po vijojmë trajnime e investime në pajisje të teknologjisë më të fundit, programohet me rezervim, pranë QKT-ve tona rajonale!” njofton DPSHTRR.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.