Konventa e Bernës, mision për Aeroportin e Vlorës – Nika: Vendimi i pazakontë, tregon shqetësimin e thellë për ndërtimin në zonën e mbrojtur

Komiteti i Përhershëm i Konventës së Bernës do të dërgojë një mision të posaçëm të terren gjatë vitit 2022 për të vlerësuar situatës në lidhje me Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, në zonën e mbrojtur “Vjosë-Nartë”. Ekspertët thonë se ndërmarrja e këtij misioni në një kohë kaq të shkurtër tregon shqetësimin e thellë që ka kjo konventë, në lidhje me ndërtimin e kësaj vepre aeroportuale.
Kjo nuk është hera e parë që Komiteti i Përhershëm shpreh shqetësimin e thellë në lidhje me planet për urbanizimin e Zonës së Mbrojtur Vjosë-Nartë, teksa paralelisht në fokusin e mbledhjes së fundit kanë qenë edhe 2 çështje të tjera mjedisore.
Punimet për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës nisën në datën 28 nëntor, pavarësisht kundërshtimeve të shumta nga organizatat kombëtare dhe ndërkombëtare për shkak të vlerave të larta natyrore që ka zona e mbrojtur Vjosë-Nartë.
Ola Mitre / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.