Kopliku me Stadium të ri e Qendër Shumësporteshe! Qeveria i kalon pronësinë bashkisë për ndërtimin e objekteve
Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për të kaluar në pronësi të Bashkisë së Malësisë së Madhe të dy pronave. Këto prona që kalojnë në administrim të Bashkisë do të përdoren për ndërtimin e një stadiumi të ri dhe një qendër shumësportëshe në Koplik.
Bashkisë Malësi e Madhe i ndalohet të ndryshojë destinacionin e pronave, t’i tjetërsojë ato ose t’ua japë në përdorim të tretëve.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.