Korça, Krishtlindje në errësirë! OSHEE shpjegon defektin. Rregullimi kërkon minimalisht 24 orë
Korça ndodhet që prej mesnatës së djeshme pa drita e do të vijojë të mbetet edhe për të parkëtn 24 orë. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se rreth mesnatës ka dalë jashtë punë transformatori i Nënstacionit Korçë, duke sjellë kufizime kryesisht në zonat rurale.
“Mësohet se gjatë natës, ka dalë jashtë pune edhe një transformator tjetër, duke ulur kapacitetin e punës në Nënstacion. Kjo ka sjellë kufizime edhe në zona të tjera. Brigadat e OSHEE, Tensioni i Lartë, ka ngarkuar dhe nisur drejt Korçës një transformator të ri, për ta vënë në punë dhe stabilizuar situaten. Qyteti Korçë furnizohet në mënyrë të alternuar, në kushtet kur Nënstacioni ka dy trasformatorë jashtë pune” njofton OSHEE.
Procesi teknik i vendosjes së transformatorit të ri kërkon 48 orë, por OSHEE njofton se “jemi të angazhuar për ta likujduar si proces brenda 24 orëve”.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.