Korea e Jugut ndalon 20,000 BMW – Urdhëri vjen prej shqetësimeve publike të zjarrit në motorr

Ministria e Transportit në Korenë e Jugut deklaroi këtë javë se do të heqë 20,000 makina BMW nga qarkullimi, prej shqetësimeve publike për zjarr në motorr. Ndalimi vjen ndërkohë që 27 motorra të makinave BMW kanë marrë flakë nga Janari në Korrik.
Kjo bëri që njësia e BMW në Korenë e Jugut të kërkojë ndjesë javën e kaluar dhe të tërheqë 106,000 makina me naftë, përfshirë modelin 520d, duke nisur nga data 20 Gusht.
Ndërkohë që shqetësimi publik mbi sigurinë është rritur, urdhëri i Qeverisë do të ndikojë 20,000 makina BMW që janë pjesë e tërheqjes nga njësia e kompanisë në Korenë e Jugut.
“I kërkoj zotëruesve të makinave BMW që janë subjekt i tërheqjes që të bashkëpunojnë, në mënyrë që të parandalohen aksidente të mëdha”, deklaroi Ministria e Transportit.
Megjithatë, ministria shtoi se ata që zotërojnë makinat e ndikuara, mund të bëjnë një kontroll sigurie, duke thënë se ndalimi nuk synon veprime ndëshkuese kundër pronarëve.
Prodhuesi gjerman i makinave bëri të ditur se problemi kryesorë vjen për shkak të difekteve në sistemin e riqarkullimit të gazit nga tubi i shkarkimi, ndërsa qeveria koreane po ndërmerr një tjetër hetim për rastin dhe po planifikon veprime ligjore.
BMW, që është shitësi i dytë pas Mercedes në Korenë e Jugut, pati dyfishim të shitjeve në 59,624 makina vitin e kaluar.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.