Koreja e Veriut thyen sanksionet – OKB: Ka eksportuar me dokumenta falsë, duke përfituar $200 mln
Koreja e Veriut i ka shkelur sanksionet e Kombeve të Bashkuara dhe ia ka dalë të gjenerojë para nga eksportet, plot 200 milionë dollarë vetëm gjatë 2017, tregon një raport i fundit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Madje, ky raport hedh akuza të drejtpërdrejta ndaj Pyongyang se ka furnizuar me armë Sirinë dhe Myanmarin.
Koreja e Veriut akuzohet kështu se, ka eksportuar kryesisht qymyr drejt vendeve si Rusia, Kina, Koreja e Jugut, Malajzia dhe Vietnami, duke përdorur dokumente të falsifikuar që tregonin se vendet e origjinës ishin në fakt Rusia ose Kina. Këshilli i sigurimit i Kombeve të Bashkuara i ka vendosur unanimisht sanksione Koresë së Veriut që prej vitit 2006 për shkak të testeve bërthamore.
Së fundmi, kombet e bashkuara zgjeruan edhe më tej sanksionet ndaj vendit. Dokumenti i përgatitur nga OKB, plot 213 faqe i gjatë është ende konfidencial, pavarësisht se disa pjesë janë zbardhur nga Reuters.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.