Koreja e Veriut “vjedh 2 miliardë dollarë për të financuar programin e saj të armëve përmes sulmeve kibernetike”

Koreja e Veriut ka vjedhur 2 miliardë dollarë për të financuar programin e saj të armëve duke përdorur sulme kibernetike, thuhet në një raport të Kombeve të Bashkuara.
Raporti i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Korenë e Veriut, thotë se Pyongyang “përdori hapësirën kibernetike për të filluar sulme gjithnjë e më të sofistikuara për të vjedhur fonde nga institucionet financiare dhe shkëmbimet e monedhave për të gjeneruar të ardhura”.
Ekspertët po hetojnë gjithashtu edhe gjenerimin e monedhave virtuale pasi është një fushë ku gjurmimi dhe investigimi është më i vështirë, gjithashtu i nënshtrohet më pak mbikëqyrjes dhe rregullimit të qeverisë sesa sektori tradicional bankar.
Koreja e Veriut nisi dy raketa të martën, lëshimi i katërt i tillë në më pak se dy javë.
Në një deklaratë, udhëheqësi i Veriut Kim Jong Un tha se lëshimet ishin një paralajmërim kundër stërvitjeve të përbashkëta ushtarake që po kryheshin nga SHBA-ja dhe Koreja e Jugut.
Nebi Xhomaqi / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.