Koreja Jugut autorizon përdorimin urgjent të trajtimit oral Paxlovid nga Pfizer!
Koreja e Jugut autorizoi për përdorim urgjent pilulat antivirale të Pfizer kundër COVID-19 si të parat e këtij lloji që do të prezantohen në Korenë e Jugut, tha të hënën Ministria e Sigurisë së Ushqimit dhe Barnave.
Vendi rivendosi kufizime të ashpra distancuese javën e kaluar pasi i lehtësoi ato në nëntor, pas një sërë infeksionesh të reja rekord ditore dhe raste serioze që komplikuan shërbimet mjekësore, pavarësisht nga një shkallë vaksinimi prej mbi 92% për ata të moshës 18 vjeç e lart.
Trajtimi oral antiviral i Pfizer, i quajtur Paxlovid, “pritet të ndihmojë në parandalimin e përkeqësimit serioz të pacientëve të shtruar në qendrat rezidenciale të trajtimit ose që trajtohen në shtëpi”, duke diversifikuar trajtimet e koronavirusit përtej injeksioneve që përdoren aktualisht në terren, tha ministri i sigurisë së ilaçeve Kim Gang-lip në një konferencë shtypi.
Ilaçi do të përdoret për të rriturit ose fëmijët 12 vjeç e lart me peshë mbi 40 kilogramë me simptoma të lehta deri të moderuara me rrezik të lartë të zhvillimit të një rasti të rëndë të koronavirusit për shkaqe të tilla si sëmundjet shoqëruese.
Një tjetër trajtim oral i Covid i quajtur molnupiravir, i zhvilluar nga Merck i njohur si MSD jashtë Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë, u aplikua për përdorim urgjent në fillim të këtij muaji, por ministria është ende duke shqyrtuar pasi atyre u nevojiten informacione shtesë mbi efikasitetin, njoftoi Kim.
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.