Koronavirusi, 5 raste të dyshuara! Manastirliu: Rezultuan negativë, janë kontrolluar 110 qytetarë me histori udhëtimi nga Kina
5 raste të dyshuar për Koronavirus kanë rezultuar negativë pas analizave të kryera pranë Institutit të Shëndetit Publik.
Gjatë mbledhjes së radhës së Task-Forcës, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu tha se në total numërohen 110 qytetarë, me histori udhëtimi në Kinë, të cilët janë kontrolluar gjatë hyrjes në territorin shqiptar.
Në total janë 9 komponetë të planit të masave që po zbatohen për parandalimin e depeërtimit të koronavirusit të ri në vendin tonë, ndërkohë që në të gjithna pikat kufitare ka masa të shtuara kontrolli.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.