Koronavirusi do të shkaktonte 83% vdekje më pak, nëse urdhrat e karantinimit do të zbatoheshin më herët në SHBA
Studiuesit vlerësojnë se nëse një karantinim në shkallë vendi do të ishte imponuar në SHBA që në 1 mars – vetëm dy javë para se vendi të fillonte të merrte masa për distancimin shoqëror – rreth 83% e vdekjeve nga koronavirusi mund të ishin shmangur, raportoi të New York Times.
Bllokimet në mbarë shtetin u vendosën nga mesi deri në fund të marsit, ndërsa rastet filluan të rriten në SHBA. Në fillim të marsit, kishte rreth 20 vdekje të konfirmuara nga COVID-19.
Por mungesa e një strategjie të testimit në atë kohë, lejoi që virusi të përhapet në komunitetet në të gjithë vendin, studiuesit e Universitetit Verilindor i thanë më parë The Times.
Marsi provoi të ishte një kohë e rëndësishme veprimi. Presidenti Donald Trump vazhdonte të minimizojë kërcënimin e koronavirusit në vend, dhe ta kornizojë atë si një kërcënim të huaj nga Kina.
Modelerët e sëmundjeve infektive në Universitetin Columbia zbuluan se nëse urdhrat e domosdoshëm të qëndrimit në shtëpi do të imponoheshin menjëherë pas javës së parë të marsit, 36,000 njerëz më pak do të kishin vdekur nga koronavirusi deri më 3 maj, sipas artikullit të Times .
Hulumtimi ishte “bazuar në modelimin e sëmundjeve infektive që vlerëson se si kontakti i zvogëluar midis njerëzve duke filluar nga mesi i marsit ngadalësoi transmetimin e virusit,” raportoi Times.
D.B – SCAN
Burimi: Business Insider
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.