Koronavirusi kinez/ Ka edhe një lajm pozitiv. ANSA: Ritmi i infektimeve duket se po ngadalësohet
Në listën e raportimeve mediatike lidhur me ecurinë e koronavirusit kinez që ka shkaktuar viktima vjen dhe një lajm pozitiv.
ANSA raporton se është ngadalësuar ritmi numerik ditor i të infektuarve; dje ishin 600 më pak të prekur se dy ditë më parë.
Ditën e djeshme (marte) rastet e koronavirus të konfirmuara ishin 1459, ndërsa dy ditë më parë (hëne) ishin 2 mijë e 77 të regjistruara, duke shënuar në këtë mënyrë një nisje të mundshme të ngadalësimit të të infektuarve.
Gjithsesi duhet pritur për të parë në vijim nëse tendenca e këtyre dy ditëve do të reflektohet edhe në vijim me ngadalësim të mëtejshëm.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.