Koronavirusi në Itali shtyn banorët të luajnë videolojëra – Rritet me 70 % numri i përdoruesve online
Ndërsa popullata e Italisë ka filluar të qëndrojë në shtëpi, duke mbyllur dyqanet, restorantet dhe shkollat në përpjekje për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit, kompanitë e telekomunikacionit kanë vërejtur një rritje të trafikut online. Dhe shumë prej tyre vijnë nga videolojëra të tilla si Fortnite dhe Call of Duty, ku lojtarët ndahen në grupe dhe luajnë nga shtëpia.
“Ne kemi raportuar një rritje prej më shumë se 70% të trafikut të Internetit përmes rrjetit tonë fiks, me një kontribut të madh nga lojrat në internet si Fortnite,” tha Kryeshefi Ekzekutiv i Telecom Italia Luigi Gubitosi në një telefonatë konferencë, raportuar më parë nga Bloomberg.
Vetëm një videolojë ka tërhequr rreth 6 milion përdorues në një ditë ku kompania është shprehur se “sapo kemi filluar”.
Ndërsa më shumë njerëzve në mbarë botën u thuhet të mbajnë distancën nga njëri-tjetri, të punojnë në distancë dhe, në mënyrë ideale, të qëndrojnë në shtëpi nuk është çudi që disa njerëz po tërhiqen drejt botës në internet si një ‘arratisje mendore’ nga ajo e vërteta.
Kompanitë e internetit në gjithë botën po përgatiten për të zgjidhur problemet e shtimit të përdoruesve gjatë kohës së koronavirusit. (cnet)
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.