Koronavirusi – Reagon kreu i opozitës Lulzim Basha
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar nëpërmjet një njoftimi në Facebook në lidhje me koronavirusin në vendin tonë.
“Asnjë vend nuk është imun ndaj rrezikut të koronavirusit, dhe tani që kemi rastet e para të konfirmuara edhe në Shqipëri, është më e rëndësishme se kurrë që të gjithë të reagojmë me kujdes dhe me përgjegjshmëri” është shprehur Basha.
“Të gjithëve do na duhet të bëjmë sakrifica në mënyrë që të luftojmë përhapjen e virusit: të kujdesemi shumë për higjenën tonë personale, të kufizojmë udhëtimet dhe nëse nuk ndihemi mirë të rrimë në shtëpi”, ka shtuar Basha.
Basha ka thënë se nuk është koha për panik, por për masa të shpejta dhe të vendosura.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.