“Korrektët” e deklaratës së TVSH, Tatimet: 12 mijë e 739 biznese e dorëzuan brenda afatit dhe pa penalitete!
Rreth 12,739 subjekte që i përkasin fashës 2 deri në 5 milionë lekë kanë dorëzuar pranë Administratës Tatimore brenda afatit ligjor dhe pa asnjë penalitet deklaratën e thjeshtuar të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar. “Kjo shifër përbën rreth 96% të totalit të deklaratave të gjeneruara nga sistemi për tatimpaguesit e vegjël, të cilët kishin detyrimin për të deklaruar dhe paguar TVSH-në për muajin shtator” njoftojnë Tatimet.
Po ashtu, Administrata Tatimore bën të ditur se gjatë muajit tetor ka ofruar për rreth 350 subjekte të biznesit të vogël, asistencën e nevojshme për plotësimin e librave të shitjes dhe blerjes, si dhe plotësimin e deklaratës së thjeshtuar të TVSH-së.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.