Korrigjimi i buxhetit italian – Salvini: E përjashtoj kategorikisht!
Zëvendëskryeministri italian, Matteo Salvini përjashton çdo nevojë për një korrigjim të mundshëm të buxhetit.
“Unë e përjashtoj atë kategorikisht” -tha Salvini në një intervistë për Il Messaggero.
Nënsekretari i kabinetit, Giancarlo Giorgetti tha se qeveria do të vlerësojë në muajt e ardhshëm nëse do të nevojitej një korrigjim. Një ngadalësim ekonomik kur Italia është duke rënë përsëri në një recesion po vë në rrezik parashikimet e buxhetit të Romës.
Salvini gjithashtu tha se bashkimi i Lëvizjes 5 Yjet me Ligën për të formuar një grup parlamentar europian ishte “një ide e mirë”, duke shtuar se partia e tij shpresonte të krijonte një “grup të fortë euro kritik”.
Burimi:Reuters
E.T/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.