Korriku, “më i qetë” për shoferët/ Instat: Ulet numri i aksidenteve rrugore
Korriku ka regjistruar numër më të ulët aksidentesh rrugore, sipas raportit më të fundit të Instat. Referuar këtyre të dhënave, në korrik 2021 janë numëruar 114 aksidente rrugore, nga 130 të ndodhura në korrik 2020. Thënë ndryshe, rënia është ndjerë me 12.3%.
Nga ana tjetër, edhe pse aksidentet kanë qenë më të pakta në numër në muajin e shtatë të këtij viti, dëmet kanë qenë më të mëdha. Instat flet për 175 persona të vrarë ose plagosur, nga 168, në të njëjtin muaj të vitit paraardhës.
Ndërkaq, në 7 mujorin e 2021, totali i aksidenteve rrugore është rritur me 23.6%, ku numërohen 785 aksidente në total, nga 635 në janar – korrik 2020.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.