Kosi i “dëmshëm” – Sa sheqer ka në të vërtetë?

Kur mendojmë për ushqime të shëndetshme, lista përfshin në mënyrë të pashmangshme, fruta të ndryshme, perime të gjitha llojeve dhe në shumicën e rasteve, kos.
Megjithatë, sipas një studimi të kryer në Mbretërinë e Bashkuar shumë “yogurts” janë plot sheqer. Konsumi i tepruar i sheqerit rrit rrezikun e mbipeshës dhe të obezitetit. Problemi është se, ndërsa kosi mendohet si produkt i shëndetshëm, “mund të jetë një burim i panjohur i sheqerit shtuar në dietën e shumë njerëzve“, thonë autorët e hulumtimit. Nga më shumë se 900 kose që u analizuan, vetëm ato natyrore ose ato të stilit grek mund të konsiderohen si të ulëta në sheqerna. Nga ana tjetër – kosi i pijshëm, ai me fruta, për fëmijë, apo kosi organik janë të mbushur me sheqer.
Edhe pse studimi është bërë në Mbretërinë e Bashkuar, shumë prej produkteve janë nga markat ndërkombëtare që shiten në vende të tjera të botës. Për tu klasifikuar si me sheqer të ulët, një kos duhet të ketë më pak se 5g sheqer për 100g. Nga produktet e analizuar, vetëm 9% ishin nën këtë kufi. Kosi i frutave renditet i pari me më shumë sheqer (një mesatare prej 16.4g sheqer për 100g kos), e ndjekur nga kosi organik (13g për 100g). Kosi për fëmijë përmban mesatarisht 10.8g për 100g, e cila është ekuivalente me më shumë se dy kube sheqeri.
Rekomandimet e Bashkimit Evropian përcaktojnë se deri në vitin 2020, përmbajtja e sheqerit të jogurtëve duhet të zvogëlohet me 20 %.
e.t/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.