Kosova anulon fluturimet me Italinë Veriore
Anulohen të gjitha fluturimet hyrëse drejt Kosovës, nga zonat e prekura nga koronavirusi në Itali.
Përmes një postimi në Facebook, ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, ka konfirmuar lajmin.
Sipas ministrit Abdixhiku, këtë rekomandim emergjent e kanë marrë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë, si refleksion i karantinës së vendosur nga qeveria italiane për Italinë veriore.
‘Sot, në ora 12:40 kemi pranuar rekomandim emergjent nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë për anulimin e të gjitha fluturimeve që vijnë nga zonat epidemike të Italisë së Veriut – si reflekcion i karantinës së vendosur nga qeveria italiane në betejën kundër Coronavirusit.
Si rrjedhojë, kam kërkuar anulimin e përkohshëm të të gjitha fluturimeve që vijnë nga kjo zonë epidemike e cilësuar si zonë me risk të lartë. Fluturimet janë ndërprerë. Ndjejmë keqardhje për masat e marra, por në situatën e tanishme nuk kemi alternativë.
Në Kosovë, autoritetet thonë se kanë hartuar planet për t’u përballur me një përhapje të mundshme të koronavirusit. Deri tani në spitalet e Prishtinës janë trajtuar më shumë se 50 persona të dyshuar, por nuk është konfirmuar asnjë rast i infektimit më koronavirus.
Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi janë tri vendet e vetme të rajonit që nuk kanë regjistruar asnjë rast të tillë.
Sot, në ora 12:40 kemi pranuar rekomandim emergjent nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë për anulimin e të gjitha…
Posted by Lumir Abdixhiku on Sunday, March 8, 2020
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.