Kosova merr grant 38.5 mln euro nga BE linjën hekurudhore që e lidh me rrjetin europian
Bashkimi Europian do t’i mundësojë Kosovës 38.5 milionë euro për projektin e modernizimit të hekurudhave. Fondet do të jepen në formën e një granti nën kornizën e Investimeve në Ballkanin Perëndimor.
Marrëveshja e grantit u nënshkruar sot në Prishtinë në praninë e Ministrit të Financave Bedri Hamza dhe një sërë zyrtarësh të BE.
Projekti do të përmirësojë lidhjet mes rrjetit hekurudhor të Kosovës dhe rrjetit më të gjerë europian përmes Korridorit Pan-Europian VIII dhe Korridorit X, të cilët kalojnë në jug drejt Maqedonisë dhe në veri drejt kufirit me Serbinë.
Kështu, granti përfshin pjesën e hekurudhës që lidh Fushë Kosovën me Mitrovicën, si edhe dy segmente të tjera që lidhin Fushë Kosovën me Mitrovicën si dhe Mitrovicën me kufirin me Serbinë.
Mbështetja financiare i bashkohet kredisë prej 39.9 milionë eurosh që Kosova ka marrë përmes Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
A.H./SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.