Kosova ndalon lojrat e fatit – Mbi 470 pika të mbyllura!
Kosova ka ndaluar të gjitha lojrat e fatit, për dekadën e ardhshme, si një përpjekje për të goditur krimin pas vrasjeve që ndodhën javën e kaluar. Bastet, në veçanti për sportet, janë bërë shumë të popullarizuara gjatë viteve të fundit në Kosovë, pikërisht në një nga zonat më të varfëra në Europë, papunësia e së cilës prek rreth një të tretën e popullsisë.
Pasi miratoi ligjin në parlament, kryeministri Ramush Haradinaj, tha se kjo masë e ndërmarrë ndaj kompanive të lojrave të fatit, kishte për qëllim “forcimin e sigurisë publike”.
“Ne nuk do të lejojmë që këto vende të jenë arena të krimit që pretendojnë të marrin jetën e njerëzve,” ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Pas këtij vendimi të marrë nga parlamenti, policia mbylli më shumë së 470 pika ku zhvilloheshin të lojërat e fatit në Kosovë. Ky veprim i kryeministrit, vjen fill pas zbatimit të së njëjtës praktike në Shqipëri, për të ndaluar lojërat e fatit, një ligj që hyri në fuqi në janar dhe ka për qëllim ndalimin e krimit të organizuar dhe kurimin e sëmundjeve sociale si varësia ndaj këtyre lojrave dhe varfëria.
Elefteria Zguri/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.