Kosova njofton heqjen e tarifave për mallrat serbe dhe boshnjake – Borell: “Vendim i rëndësishëm”
Kosova heq tarifën e saj 100% për mallrat nga Serbia dhe Bosnje-Hercegovina, është shprehur kryeministri i përkohshëm Albin Kurti.
Duke folur në një konferencë për shtyp, Kurti njoftoi se mallrat nga Serbia do të duhet të certifikohen për cilësi, në një mënyrë të ngjashme me furnizimet e Kosovës të cilat dërgohen në Serbi.
Kurti gjithashtu kërkoi “reciprocitet” në të gjitha çështjet me Serbinë dhe tha se tarifat e ngjashme të importit do të hiqen edhe për mallrat nga Bosnje-Hercegovina.
Josep Borrell, shefi i politikës së jashtme të BE, e përshëndeti veprimin e Kosovës si “një vendim të rëndësishëm”.
Por Serbia e ka etiketuar njoftimin si “lajm të rremë” dhe pretendon se Prishtina në vend të kësaj ka rritur masat ndëshkuese.
Marko Gjuric, kreu i zyrës së Serbisë për Kosovën, deklaroi në Facebook se Kurti “nuk heq tarifat” dhe veprimet e tij ishin vetëm një pezullim i kushtëzuar i taksave.
Kosova ka deklaruar se vendimi për heqjen e tarifave do të mbetet në fuqi deri më 15 qershor, dhe ata më pas do të “bënin një vlerësim gjithëpërfshirës” për vendimin.
“Kjo nuk e përshkallëzon situatën dhe nuk kthehet në situatë para futjes së taksave”, tha Gjuric. Ai gjithashtu shtoi se “barriera jo ekzistente për lëvizjen e njerëzve dhe mallrave janë duke u futur.”
Rregulloret e reja nënkuptojnë që mallrat serbe duhet të jenë në përputhje me kushtetutën dhe legjislacionin e Kosovës. Sidoqoftë, kjo do të kërkonte që Serbia të pranojë dokumentacionin e shënuar nën “Republikën e Kosovës”.
Kurti gjithashtu i kërkoi Serbisë të heqë kufizimet e saj në targat kosovare dhe udhëtarët e huaj. Kurti më vonë deklaroi në Facebook se qytetarët e Kosovës meritojnë të trajtohen pa paragjykime dhe nuk ka “asnjë arsye të ligjshme dhe ligjore” pse ata duhet të përballen me kufizime nga Serbia.
Borrell u shpreh se ishte i lumtur me vendimin e fundit, duke shtuar se “bashkëpunimi rajonal është i rëndësishëm ashtu siç është ruajtja e fluksit të mallrave, veçanërisht në kohë krize”.
Por ambasada amerikane në Kosovë ka deklaruar se masat e reja që mallrat serbe duhet të jenë në përputhje me kushtetutën dhe legjislacionin e Kosovës do të “krijojnë më shumë probleme”.
“Shtetet e Bashkuara kanë qenë të qarta që Kosova duhet të heqë të gjitha tarifat dhe të mos krijojë barriera të reja” sepse këto politika dëmtojnë popullin dhe mbytin ekonominë e vet Kosovës. ” (euronews)
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.