Kosova rehabiliton hekurudhën – Brenda nëntorit hapet tenderi për fazën e parë
Tenderi i parë për projektin e rehabilitimit të hekurudhave të Kosovës pritet të hapet brenda nëntorit. Bëhet fjalë për fazë e pra të punimeve që përfshin segmetin Fushë Kosovë – Maqedoni.
Njoftimi vjen nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, e cila në bashkëpunim me Bankën Europiane të Investimeve kanë financuar 196 milionë euro për përmirësimin e rrjetit hekurudhor.
Kredia do të përdoret nga Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës, “INFRAKOS” për të rehabilituar 10,148 kilometra hekurudha, duke nisur nga kufiri me Serbinë, pranë stacionit të Leshakut, deri në kufirin me Maqedoninë, në stacionin e Hanit të Elezit.
Projekti është i ndarë në tre faza dhe konsiston në rehabilitimin dhe përmirësimin e segmenteve:
- Fushë Kosovë – Maqedoni (Faza 1)
- Fushë Kosovë – Mitrovicë (Faza 2)
- Mitrovicë – Serbi (Faza 3)
Investimi në infrastrukturën e hekurudhave bëhet me synimin për të ndërlidhur rrjetin e Kosovës me atë të rajonit dhe pjesën tjetër të Europës. Përmirësimi i hekurudhave është edhe një nga prioritetet e Bashkimit Europian.
Angelo Haruni/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.