Kosova voton – Qytetarët sot zgjedhin kryetarët e komunave
Prej orës 7 të mëngjesit janë hapur qendrat për zgjedhjet e shtata lokale në Kosovë.
Sipas të dhënave të Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) 1.890.952 shtetas kanë të drejtë vote, votë e cila do të shkojë për 204 kandidatë për kryetarë të komunave dhe 6.887 kandidatë për kuvende komunale.
Në zgjedhje marrin pjesë 91 subjekte politike, prej tyre 1 koalicion, 35 parti politike, 30 iniciativa qytetare dhe 25 kandidatë të pavarur. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka akredituar 33 mijë e 200 vëzhgues vendor dhe ndërkombëtar.
Shtetasit e Republikës së Kosovës kanë të drejtë të votojnë deri në orën 19:00 kur edhe do të mbyllen kutitë e votimit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.