Kosovë, ministri i Financave Hoti bën bilancin: Gjatë 2016 u mblodhën 386 milionë euro. Totali i borxheve që u falën
Dy ditë pas votimit të mocionit të opozitës ku për pasojë solli rënien e qeverisë Mustafa, ministri i Financave ka bërë një bilanc të arritjeve në institucionin që ai drejton. Në një postim në rrjetin social Facebook, ministri i Financave, Avdullah Hoti ka prezantuar sa të ardhura janë grumbulluar gjatë vitit të kaluar, si dhe ka bërë publike borxhet e falura.
“Gjate vitit 2016, ATK ka mbledhur 386 milion euro dhe është 52 milionë më shumë se një vit më parë apo 16%. Kemi falur 216 milionë euro borxhe, kemi fiskalizuar mbi 2,300 biznese. Kemi reformuar shërbimet për tatimpagues. Në raportin e të bërit biznes të Bankës Botërore, Kosova ka bërë përmirësim në renditjen ndërkombëtare, me 34 vende në fushën e pagesës së taksave, duke u renditur në vendin 43 nga 77 që ishte. Si rezultat i këtyre reformave, është përmirësuar perceptimi i bizneseve për ATK-në. Reformat kryesore përfshijnë: (I) deklarimi online për 100% të Deklaratave Tatimore; (II) ofrimi online i shërbimeve administrative tatimore, që shkurton koston dhe kohën e kryerjes së shërbimeve në zyrat e ATK-së; (III) njohja e shpenzimeve të trajnimit si pjesë e pakos së fundit fiskale, e cila ul barrën tatimore për bizneset që investojnë në ngritjen e kapacitetit të fuqisë punëtore”, shkruan Hoti në FB.
Sipas ministrit të Financave, reformat që po ndërmerren gjatë këtij viti përfshijnë: (i) digjitalizimin e plotë të shërbimeve administrative tatimore, ku shumë shpejt pritet të fillojë lëshimi i certifikatave tatimore online për bizneset; (ii) avancimi i procesit të rimbursimit të TVSH-së, bazuar në analizë risku, duke targetuar periudhë maksimale kthimi prej një muaj; dhe (iii) riorganizimi i procesit të kontrollit 100% bazuar në risk për të minimizuar koston kohore nga kontrolli tatimor.
Te arriturat ne ATK gjate vitit 2016
Te dashur miq,Gjate vitit 2016, ATK ka mbledhur 386 mil euro, qe eshte 52 mil me shume se nje vit me pare apo 16%. Kemi falur 216 mil euro borxhe, kemi fiskalizuar mbi 2,300 biznese. Kemi reformuar shërbimet për tatimpagues. Në raportin e të bërit biznes të Bankës Botërore, Kosova ka përmirësuar rangimin ndërkombëtar për 34 pozita në fushën e pagesës së taksave, nga pozita 77 në pozitën 43. Si rezultat i këtyre reformave, është përmirësuar perceptimi i bizneseve për ATK-në. Reformat kryesore përfshijnë: (i) deklarimi online për 100% të Deklarateve Tatimore; (ii) ofrimi online i shërbimeve administrative tatimore, që shkurton koston dhe kohën e kryerjes së shërbimeve në zyrat e ATK-së; (iii) njohja e shpenzimeve të trajnimit si pjesë e pakos së fundit fiskale, e cila ulë barrën tatimore për bizneset që investojnë në ngritjen e kapacitetit të fuqisë punëtore. Reformat që po ndërmerren gjatë këtij viti përfshijnë: (i) digjitalizimi i plotë i shërbimeve administrative tatimore, ku shumë shpejt pritet të fillojë lëshimi i certifikatave tatimore online për bizneset; (ii) avansimi i procesit të rimbursimit të TVSH-së bazuar në analizë risku, duke targetuar periudhë maksimale kthimi prej një muaj; dhe (iii) riorganizimi i procesit të kontrollit 100% bazuar në risk për të minimizuar koston kohore nga kontrolli tatimor.Ne videon ne vijim mund te ndiqni nje insert te shkurter per rezultatet e punes ne ATK gjate vitit 2016.Me respekt,Avdullah Hoti
Posted by Avdullah Hoti on Thursday, May 11, 2017
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.