Kosovë, nga 1 Prilli liberalizohet tregu i çmimeve të energjisë elektrike

“Liberalizimi i Tregut të Energjisë”, kjo ka qenë tema e diskutimit të një tryeze të organizuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë. Krenar Bujupi, në pozicionin e kreut të Bordit në ZRRE theksoi se kjo konferencë do t’i shërbejë liberalizimit të tregut të energjisë, në një kohë që Kosova ka aprovuar ligjet përkatëse.
Sipas tij, liberalizimi nënkupton rregullimin e çmimeve të energjisë elektrike edhe pse sipas Bujupit nuk do të ketë ndryshime rrënjësore të çmimeve. Kreu i Bordit të ZRRE tha se çmimet e energjisë aktualisht janë më të lira në Kosovë krahasuar me vendet e Bashkimit Evropian, duke shtuar se janë licencuar edhe dy operatorë për furnizim me energji elektrike.
Këshilltari për nxitjen ekonomike në USAID, Theodore Heisler, tha se furnizimi i rregullt me energji elektrike paraqet zhvillim dhe rritje ekonomike për Kosovën. Sipas tij liberalizimi i tregut mundëson investimet në infrastrukturën e energjisë.
Gjithashtu Heisler tha se liberalizimi i tregut të energjisë duhet të ndodhë për çmime të arsyeshme për bizneset.
Eksperti për energji elektrike në Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë, Arben Kllokoçi, tha se liberalizimi I tregut të energjisë për çmimet është i nevojshëm, shkruan Koha.net.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.