Kosovë, udhëzimi për pension familjar dhe invaliditeti. Ministri Abrashi: Aplikimi nis më 27 Mars

Prezantohet udhëzimi i pensionit të invaliditetit dhe pensionin familjar. Lajmi është njoftuar në rrjetin social “Facebook” nga ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale në Kosovë, Arban Abrashi, i cili tha se pensioni i invaliditetit të punës dhe pensioni familjar fillojnë së implementuari.
“Sot në Lidhjen e Pensionistëve në mënyrë simbolike prezantova udhëzimin administrativ për pensionin e invaliditetit të punës dhe njoftova për procedurat për pensionin familjar.
Gjatë javës në Zyrat e shpërndarjes së pensioneve mund të merren aplikacionet dhe informacionet e nevojshme, kurse ligjërisht nga e hëna e ardhshme më (27 Mars) mund të aplikohet për këto dy skema të reja në kuadër të sistemit të pensioneve.
Këto dy skema të reja ngenë mirëqenien e qytetarëve tanë, lehtësojnë proceset e punës, na ofrojnë edhe një hap para reformës së pensioneve” shprehet Abrashi.
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.