Kosovë/ Qeveria vendos dhënien e 2 muajve asistencë sociale, për shkak të situatës nga coronavirus
Qeveria e Kosovës ka vendosur të japë 2 muaj të asistencës sociale përnjëherësh, për të gjitha familjet përfituese, të cilat, sipas Ministrisë së Financave të Kosovës janë 24.198 në total.
“Duke pasur parasysh situatën aktuale të pandemisë dhe masave që po merr Qeveria për luftimin e saj, me qëllim të mbështetjes së familjeve në asistencë sociale, ministri i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi ka vendosur që për të gjithë përfituesit të paguhet shuma e DY muajve e ndihmës sociale, të cilat qytetarët mund t’i marrin përnjëherë” njofton Ministria e Financave të Kosovës.
Sipas njoftimit zyrtar, kjo skemë financiare mund të tërhiqet duke filluar që nga data 24 mars, pagesa të cilat bëhen 10 ditë para afatit të zakonshëm, për shkak të situatës së pazakontë që është krijuar.
Jenida Vladi/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.