Kosovë, shkalla e papunësisë tek gratë, më e larta në rajon

Shkalla e papunësisë së grave në Kosovë është më e larta në rajon. Lajmin e ka dhënë shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Jan Braathu, raporton KTV.
Gjatë një prononcimi ai tha se 82 për qind e grave të afta për punë janë jashtë tregut të punës.
“Nëse duam të fuqizojmë ekonominë, atëherë nuk ka asnjë kuptim të pengojmë qasjen e grave në ekonomi. Thjesht, nevojitet që gratë të jenë pjesë e ekonomisë. Shkalla e papunësisë së grave në Kosovë është më e larta në rajon. 82 për qind e grave që janë të afta për punë janë të papuna,” tha ai.
Këto komente shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë i bëri gjatë hapjes së Panairit tregtar 2 ditor në Prishtinë për gratë pronare të bizneseve nga jugu dhe veriu i lumit Ibër.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.